- +

Malësia Reisen GmbH - Kushtet e Përgjithshme të Transportit (KPT)

Rezervimet
Rezervimi i biletave duhet të lëshohet në emrin e pasagjerit që transportohet. Nëse nuk është bërë kjo gjë, anulohet detyrimi i transportimit. Në një rast të tillë, përjashtohet kthimi i çmimit të biletës.

Nëse nuk shfrytëzohet fluturimi shkues ose kthyes, përjashtohet kthimi i çmimit të biletës për pjesën e fluturimit që nuk është shfrytëzuar.

Në rast mosparaqitjeje për fluturim (No Show), duhet të paguhet çmimi i plotë i fluturimit.

Lirime për fëmijë dhe të rinj
Fëmijët deri në moshën 2-vjeçare (pa të drejtë ulëseje) dhe të rinjtë deri në moshën 12-vjeçare paguajnë çmim më të lirë. Vendimtare për këtë është mosha e fëmijës në momentin e fillimit të udhëtimit. Malësia Reisen GmbH ka të drejtë që, para fillimit të udhëtimit, të kontrollojë moshën e fëmijës dhe ta ngritë tarifën përkatëse.

Ndryshimi i rezervimeve /Anulimet
Në rast anulimi të fluturimit të rezervuar duhet paguar kompenzimi vijues për anulim:
  • 14 ditë para fluturimit 15% të çmimit të biletës
  • 7 ditë para fluturimit 30% të çmimit të biletës
  • 2 ditë para fluturimit 60% të çmimit të biletës
  • Më pak se 24 orë para fluturimit 100% të çmimit të biletës
Anulimet me shpenzime janë të mundura vetëm në rast ndryshimi rezervimi ose me tarifa speciale të rezervimit.

Pas realizimit të fluturimit (nisjes) nuk pranohen ndryshimet e Emrit per fluturim ne kthim.

Para fluturimit
Pasagjerët duhet të jenë së paku 2 orë para fluturimit në sportelin e Malësia Reisen GmbH, për të vulosur biletën e tyre. Gatitja (Check-In) përfundon 40 minuta para fluturimit. Në rast mosparaqitjeje me kohë, Malësia Reisen GmbH nuk merr përsipër përgjegjësi. Ju lutemi t’i përcillni me vëmendje udhëzimet e aeroportit përkatës.

Me rastin e „check-in“ mbajeni gati E-Biletën / biletën e fluturimit ose numrin e rezervimit tuaj.

Transporti mund të pasojë vetëm nëse parashtrohen dokumentet e plota dhe të vlefshme të udhëtimit (pasaporta/letërnjoftimi/numri i rezervimit/eventualisht viza).

Pasagjeri është vetë përgjegjës për përmbajtje dhe respektim të rregullave përkatëse të hyrjes në vend, të pasaportës dhe të vizës. Malësia Reisen GmbH ka të drejtë që t’ia vërë në llogari pasagjerit të gjitha shpenzimet dhe pasojat që shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të këtyre rregullave.

Bagazhi
Bagazhi i dorëzuar: pesha maksimale 20 kg
Bagazhi i dorës: pesha maksimale 5 kg
Mbipesha e bagazhit: 1kg = CHF 12.-

Konfirmimi i kthimit
Secili klient i Malësia Reisen GmbH është i obliguar që të vërtetojë kthimin e vet të planifikuar përmes telefonit tek Malësia Reisen GmbH, deri 48 orë përpara orarit të fluturimit. Konfirmimet e kthimit mund të bëhen në numrin e telefonit që gjendet në biletë. Nëse nuk bëhet konfirmimi i kthimit, atëherë, në rast moskryerjeje të kthimit, shuhet e drejta e transporit.

Rregullat tjera
Për dëmet në pasagjerë, bagazh udhëtimi dhe mallra, prej datës 28.06.2004 vlen Marrëveshja e Montrealit, e cila rregullon përgjegjësinë zhdëmtuese.

Parimisht, fëmijët nën mbi moshën 5-vjeçare transportohen vetëm të shoqëruar nga një person i rritur mbikëqyrës ose me shërbim shoqërues të kompanisë së fluturimit.

Prej javës së 38-të të shtatzënisë bën të fluturohet vetëm me vërtetim aftësie për të fluturuar, të lëshuar nga mjeku.

Nuk garantohet arritja e fluturimeve lidhëse eventuale.

Në rast mosrealizimi të fluturimit (si për shembull problemet teknike, Take off të urdhëruar nga autoritet – përkatësisht moslejimi i aterrimit në vend, lufta ose përleshjet e ngashme me luftën, katastrofat natyrore etj.). Malësia Reisen GmbH është e liruar plotësisht nga detyrimi i transportit. Në këso rastesh, Malësia Reisen GmbH do të përpiqet të sigurojë fluturim zëvendësues.

Oferta dhe lidhja e kontratës
Ofertat në sistemin tonë online të rezervimit paraqesin kërkesë joobligative për klientin. Duke u lajmëruar përmes formularit tonë online të rezervimit, klienti ofron në formë të obligueshme lidhjen e kontratës për transport sipas kushteve të vlefshme të transportimit të Malësia Reisen GmbH. Përmes pranimit nga Malësia Reisen GmbH vjen deri te realizimi i kontratës së transportimit. Malësia Reisen GmbH e kumton pranimin me anë të dërgimit të një vërtetimi rezervimi përmes e-mailit. Kumtimi i pranimit të kontratës mund të pasojë edhe joformalisht, p.sh. përmes verprimit vendimtar (p.sh. ngarkimi i kartelës kreditore).

Mbrojtja e të dhënave
Malësia Reisen GmbH garanton sjellje të besueshme me të dhënat e marra nga klienti.

Rrafshi i aplikimit
Të gjitha shërbimet e „MALESIA REISEN GMBH“ (më tej Malësia Reisen GmbH) kryhen përjashtimisht vetëm në bazë të Kushteve të Përgjithshme të Punës që pasojnë. Përjashtimet nga këto Kushte të Përgjithshme të Punës janë të vlefshme, vetëm nëse bëhet marrëveshje me shkrim dhe ne e vërtetojmë me shkrim këtë gjë.

Pajtim me këto Kushte të Përgjithshme të Punës (KPP)
Shfrytëzimi i faqes së internetit www.malesiareisen.com dhe i shërbimeve të parashtruara këtu nga Malësia Reisen GmbH, u nënshtrohen këtyre Kushteve të Përgjithshme të Transportit. Duke e shfrytëzuar faqen tonë të internetit, ju pajtoheni pa rezervë me këto kushte.

E drejta e aplikueshme
Kontrata i nënshtrohet vetëm ligjit zviceran. Vendi i Gjykatës është Baden (AG), Zvicër.

Vërejtjet duhet të bëhen me shkrim menjëherë pas përfundimit të fluturimit:
MALESIA REISEN GmbH
Bahnhofstrasse 37
8957 Spreitenbach - Schweiz

Versioni gjermanisht i këtyre Kushteve të Përgjithshme është në rend të parë në krahasim me përkthimin.

Gjendja
Këto kushte janë të datës 26.10.2009.

Schweiz

Spreitenbach +41 56 417 90 90
Zürich +41 44 211 81 81
Zürich (Airport) +41 43 816 23 62
Genf +41 79 417 90 90
Lausanne +41 21 636 31 81

Kosova

Pristina +381 38 240 666
Pristina (Airport) +381 38 548 432
Prizren +381 29 241 114
Suhareka +381 29 271 016

Macedonia

Gostivar Mobil: +38970215815
Skopje +389 70 625 615
Skopje (Airport) +389 25 512 950