- +

Shëndeti

Nënat që presin të lindin
Deri në javën e 36-të të shtatzënisë, përkatësisht deri katër javë para terminit të paraparë të lindjes, nënat që presin të lindin dhe që kanë rrjedhë të pakomplikuar të shtatzënisë, mund të udhëtojnë pa vërtetim gjinekologjik në aeroplanët e Malësia Reisen / Swiss. Leja e posaçme për fluturim pas javës së 36-të shtatzënisë mund të merret vetëm nga mjeku i shtëpisë ose nga Shërbimi Mjekësor i Swiss. E njëjta gjë vlen në rast shtatzënie të komplikuar, si p.sh. në rast se nëna është shtatzënë me binjakë apo me më shumë fëmijë.

Medikamentet
Me medikamente nëpër doganë: Nëse bartni në bagazhin e dorës medikamente dhe injeksione (injeksione insuline), është e këshillueshme të bartet me vete edhe një vërtetim mjeku, i cili vërteton që bëhet fjalë për material mjekësor që ju nevojitet personalisht.

Humbja e medikamenteve: Për rastin që nëse ju humbin medikamentet gjatë rrugës ose në vendin e cakut, do të duhej të kërkonit nga mjeku që ju trajton që t’ua lëshojë një pasqyrë mbi grupin e gjakut tuaj dhe të dhënat tjera të rëndësishme medicinale, si dhe mbi dozimin e medikamenteve dhe emrat e tyre të gjenerikave (emra të lirë ndërkombëtarë të lëndëve mjekësore të pambrojtur ndërkombëtarisht nga e drejta e mallrave). Përveç kësaj, bartni me vete edhe dokumentet e nevojshme për trajtim ose për lëshim recetash.

Medikamentet në bagazhin e dorës: Paketimi i medikamenteve do të duhej t’i përballonte goditjet dhe, sipas mundësisë, sasia e medikamenteve të shpërndahet nëpër disa bagazhe dore. Është e këshillueshme që të bartni në bagazhin e dorës një herë e gjysmë deri në dy herë më shumë medikamente sesa nevoja e pritshme për to. Sepse, në raste të jashtëzakonshme, fluturimeve nganjëherë u ndërrohet drejtimi ose nisja juaj shtyhet për një kohë më të gjatë – edhe nëse ju keni kohë që jeni ulur në aeroplan.

Schweiz

Spreitenbach +41 56 417 90 90
Zürich +41 44 211 81 81
Zürich (Airport) +41 43 816 23 62
Genf +41 79 417 90 90
Lausanne +41 21 636 31 81

Kosova

Pristina +381 38 240 666
Pristina (Airport) +381 38 548 432
Prizren +381 29 241 114
Suhareka +381 29 271 016

Macedonia

Gostivar Mobil: +38970215815
Skopje +389 70 625 615
Skopje (Airport) +389 25 512 950