- +

Bagazhi

Bagazhi i pataksuar
Kufiri i bagazhit të pataksuar për bagazhin e dorëzuar është 20 kg për pasagjer. Edhe fëmijët kanë të drejtë të kenë këtë peshë bagazhi. Ju rekomandojmë që të mos dorëzoni bagazhe të veçanta, të cilat kanë peshë më të rëndë se 28 kg.

Mbipesha e bagazhit
Transportimi i bagazhit, i cili për nga pesha i tejkalon kufijtë e përcaktuar të bagazhit të pataksuar, bëhet me pagesë.

Bagazhi i dorës
Për shkaqe sigurie si dhe për shkak të rehatisë, në kabinë lejohet të merret vetëm një copë bagazhi dore për person. Bagazhi i dorës guxon të ketë peshën maksimale 6 kg (8 kg për laptop), derisa përmasat nuk guxojnë të tejkalojnë 55 cm x 40 cm x 20 cm.

Është e këshillueshme që në bagazhin e dorës të transportohen gjësendet me vlerë, medikamentet si dhe gjësendet që prishen lehtë ose që thyhen. Nga ana tjetër vlejnë udhëzimet rreth kufizimeve të përgjegjësisë, të renditura në vërtetimin e rezervimit të biletës.

Tarifa e mbipeshës së bagazhit
Pesha më e lartë e lejuar e bagazhit tuaj të udhëtimit është e shënuar në biletën tuaj të fluturimit. Tejkalimet e këtyre limiteve konsiderohen si mbipeshë bagazhi. Në rast të këtillë, struktura tarifore kërkon një çmim shtesë. Ky çmim shtesë përcaktohet varësisht nga situata e konceptit të peshës apo numrit të pjesëve të bagazhit.

Dëmtimi i bagazhit dhe humbja e bagazhit
Numrin më të madh të bagazheve të drejtuar gabimisht i gjejmë brenda 24 orësh. Mund të ndodh në raste të rralla që bagazhi të mos mund të gjendet as brenda pesë ditësh. Pastaj, zyra përkatëse „Lost & Found” fillon procedurën e dytë, të detajizuar të kërkimit. Në qoftë se bagazhi juaj i humbur nuk gjendet brenda pesë ditësh ose nëse ju keni pyetje në lidhje me bagazhin e drejtuar gabimisht, ju lutemi ta kontaktoni menjëherë qendrën tonë të kërkimit të bagazheve në Bernë:

Swiss Central Baggage Tracing Office
Flughafen Bern-Belp
CH-3123 Bern-Belp
Telefon +41 58 582 50 60
Faks +41 31 960 21 47

Schweiz

Spreitenbach +41 56 417 90 90
Zürich +41 44 211 81 81
Zürich (Airport) +41 43 816 23 62
Genf +41 79 417 90 90
Lausanne +41 21 636 31 81

Kosova

Pristina +381 38 240 666
Pristina (Airport) +381 38 548 432
Prizren +381 29 241 114
Suhareka +381 29 271 016

Macedonia

Gostivar Mobil: +38970215815
Skopje +389 70 625 615
Skopje (Airport) +389 25 512 950